AlbanianSport.com 16.08.2015 17:55
ASNN – Me seancën stërvitore të paradites së djeshme, bluzinjtë e Luftëtarit kanë mbyllur javën e katërt të përgatitjeve verore. Stafi teknik i gjirokastritëve me në krye Mustafa Hysin, për ditë e më shumë mbetet i prirë për ta perfeksionuar ekipin.
Lushnjari Mikel Canka, i cili erdhi te Luftëtari ditët e para të fillimit të përgatitjeve dhe autor i një prej dy golave të shënuar në testin e fundit brenda familjes, në një prononcim për të përditshmet sportive shqiptare, shprehet optimist.
“Me kalimin e ditëve, Luftëtari po merr formën e duhur, – ka deklaruar ai. – Të gjithë si futbollistë po japim maksimumin në çdo seancë stërvitore. Me partnerin tim të sulmit, Agastra, kuptohemi mirë dhe po përshtatemi me lojën e ekipit.
“Jemi duke fituar shumë, si fizikisht, edhe nga ana tekniko-taktike. Kam besim se do të shënoj shumë gola për këtë ekip”, – përfundon lushnjari Mikel Canka, një nga përforcimet më të spikatura të merkatos verore të gjirokastritëve.