AlbanianSport.com 16.08.2015 17:05
ASNN – Të shtunën, në qytetin bregdetar të Durrësit u organizua Kampionati i Notit për Fëmijë në det të hapur.
Ky është i dyti vit i organizimit të këtij kampionati që synon të krijojë një traditë të mirë në evidentimin e talenteve të reja të këtij sporti kaq të dashur jo vetëm për fëmijët durrsakë, por edhe për ata që vijnë me pushime në Durrës.
Një nga figurat e njohura të notit në Durrës, Hysen Haxhi, pasi ndoqi fëmijët në gara, u shpreh entuziast për të ardhmen e këtij sporti dhe notarëve të vegjël.
Edhe këtë vit fituese u shpall Lea Dimo, ndërsa vendi i dytë dhe i treta u fituan përkatësisht nga Keni Shaba dhe Luka Sulejmani.
Fituesit u shpërblyen me medalje, kupa dhe dhurata simbolike.