Gjergj Vyshka 16.08.2015 13:45
Në ditën e tretë të Kampionatit Evropian të Nën-16-vjeçareve për vajza, Divizioni B, i cili është duke i bërë ndeshjet në Ohër dhe Strugë të Maqedonisë, është rikthyer në parket dhe gjyqtari ndërkombëtar shqiptar, Erion Hoxhaj.
Ai ka qenë gjyqtar i tretë në ndeshjen Izrael-Maqedoni 69-36 (15-11, 26-9, 12-5, 16-11). Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ka qenë rusi Ilia Putenko, kurse i dytë greku Nikolaos Somos.
Ndërkohë duket se Gentian Cici dje ka qenë pushim, ndërsa pritet të jetë nesër në parket.