AlbanianSport.com 16.08.2015 11:15
ASNN – Kthehet Hoxha në mbrojtje të portës, italiani Morini shënon me roveshiatë dhe merr duartrokitjet e të pranishëmve. Të kuqtë një skuadër e ndërtuar për titull “kampion”. Partizani ka mundur 3-0 Kamzën në miqësoren e djeshme, dhe duke folur pas humbjes, trajneri i Partizanit, Ylber Zani pohoi se ka vend për korrigjime, por theksoi se Kamza e tij do jetë skuadër model.
“Ishte një ndeshje që na vlejti, – ka deklaruar ai. – Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën e skuadrës. Ka vende për riparime në skuadër për të qenë sa më gati për fillimin e sezonit të ri. Por të gjitha gabimet që janë vënë re në skuadër në këtë ndeshje miqësore do të riparohen me kalimin e kohës.” Ndërsa homologu i tij, Sulejman Starova, e vlerësoi miqësoren si një test që u shërbeu të kuqve kryeqytetas.
“Një ndeshje e komanduar nga skuadra jonë, – ka deklaruar trajneri i Partizanit, duke folur pas ndeshjes. – Pavarësisht nga kundërshtari modest, loja e skuadrës ishte mjaft e mirë. Ndeshja në fjalë, në fakt ky ishte testi i fundit miqësor përpara fillimit të kampionatit, na shërbeu, pasi javën e ardhshme nis edhe kampionati. Sidoqoftë, jam i kënaqur me lojën e skuadrës.”