Partizani fiton miqësoren e fundit, përvoja bën ndryshimin ndaj Kamzës

Share Button

Kamza-Partizani-0-3-miqesore-2015

Nderim Goci (Krujë) 16.08.2015 07:55

ASNN – Partizani dje ka mbyllur ciklin e ndeshjeve miqësore, teksa ka qenë mysafir në Kamëz, atje ku në stadiumin “Fuat Toptani” është vendosur përballë skuadrës vendëse. Kuptohet që cilësia që ka brenda skuadra e trajnerit Sulejman Starova, pesha e rëndë e fanellës, por mbi të gjitha përvoja dhe objektivi për të qenë sivjet “kampione” e Superiores kanë bërë të veten në përballjen me Kamzën. Ndeshja mes këtyre skuadra u ndoq nga rreth 300 shikues, pjesa dërrmuese ishin sportdashës vendës, por nuk munguan dhe ato nga kryeqyteti, sidomos tifozët e Partizanit.

Fillimisht trajnerët përkatës, Zani e Starova, hodhën në fushën e lojës formacionet e tyre me të mira. Ndeshja nis e barabartë, por me një epërsi të lehtë të Partizanit, që jo vetëm nga kualitetet që ka brenda në skuadër, por dhe nga fillimi më i shpejtë i periudhës përgatitore i bën më superior të kuqtë ndaj Kamzës. Të parët që rrezikojnë janë futbollistët miq, të cilët në minutat 4 dhe 6 i janë afruar portës së Kamzës me anë Raçiç dhe Mazrekaj. Por portieri Gjonikaj, si një ish-gardian i të kuqve, është treguar i vëmendshëm në ndërhyrjet e tij duke larguar rrezikun nga porta e tij.

E kjo dhe për t’i thënë drejtuesve të kuq se edhe mund të kishin besuar më shumë në aftësitë e tij. Rastet e krijuara për shënim krijuan mendimin se goli do të ishte çështje kohe për Partizanin. Por janë vendësit, të cilët kërkojnë të rrezikojnë. Në minutën e 12-të dhe në atë të 16-të ata i afrohen rrezikshëm portës mike, por si Ymeri, ashtu dhe Augusto nuk mundën të finalizojnë me saktësi. Në të 19-tën minutë, miqtë kalojnë në avantazh me anë të Raçiçit, i cili ka ditur të shfrytëzojë mirë një top të marrë nga krahu i majtë të sulmit të kuq, që në fakt ka ardhur nga Mazrekaj.

Dhe finalizimi i aksionit nga sulmuesi serb është model e të kuqtë janë në epërsi 1-0. Shënimi i golit i jep siguri skuadrës së kuqe, e cila hidhet në sulm në kërkim të shënimit të golit të dytë. Dhe pas disa minutash lojë, në atë të 36-tën shënon për Partizanin, Fazlliu. Madje ai ka shfrytëzuar dhe mefshtësinë e dy mbrojtësve të qendrës së Kamzës dhe ka shënuar në portën e mbrojtur nga Gjonikaj. Pësimi i golit të dytë sikur shkund skuadrën vendëse, e cila përpiqet të marrë iniciativën në lojë. Ajo që duhet pranuar është se te skuadra e Zanit ka më shumë lëvizshmëri.

E, për rrjedhojë, krijohet dhe volum loje e shoqëruar dhe me raste për shënim. Në minutën e 38-të dhe të 39-të, vendësit janë pranë golit, por Hoxha ka treguar klasin e tij dhe ka shpëtuar portën e mbrojtur prej tij nga pësimi. Në fundin e pjesës së parë ka ardhur dhe goli i tretë i të kuqve, që mban firmën e italianit Morini, i cili shënoi një gol të bukur, që mori dhe duartrokitjet e të pranishmëve në Kamëz. Ai shënoi me “roveshjatë” dhe në fundin e pjesës së parë, Partizani ka udhëhequr 3-0. Në pjesën e dytë e ndeshjes, trajnerët respektive preferuan të bëjnë zëvendësime të shumta.

Për kronikë, pjesa e dytë e ndeshjes nis mjaft mirë për Kamzën, e cila kërkon të shkurtojë diferencën e golave. Por sulmuesit e tyre nuk kanë fuqinë e duhur për të finalizuar. Ndërsa te miqtë avantazhi 3-0 i pjesës së parë ka krijuar një fatë vetëkënaqësie. Megjithatë në fund Partizani fiton 3-0.

 

 

Kamza – Partizani                                        0-3

Shënues: Raçiç 19’, Fazlliu 36’, Morini 43’

 

Kamza: Gjonikaj, Lame, Ibrahimllari, Paplekaj, Maho, Koleci, Gjonaj, Mehmeti, Augusto, Lloga, Ymeri. Trajner: Y. Zani. U aktivizuan: Memo, Blloku, Gjoni, Zuna, Sharko, Duka, Selenica, Lima, Doku, Tase.

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Batha, Bici, Kalari, Krasniqi, Mazrekaj, Fazlliu, Trashi, Morini, Raçiç. Trajner: S. Starova. U aktivizuan: Gjika, Vrapi, Sukaj, Bylykbashi, Bardhi, Tafili, Nikoliç, Ibrahimi, Daja, Vidoviç, Hasa.

Gjyqtarë: E. Kaso, M. Shazivari, A. Koçia (Tiranë)

Karton i verdhë: Zuna

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh