AlbanianSport.com 15.08.2015 21:20
ASNN – Futbollisti serb, Urosh Xhorxhoviç, është larguar nga skuadra holandeze e Viteses së Arnhemit. Lajmi është konfirmuar nga klubi holandez, ku ndër të tjera thuhet se ndarja ka qenë rruga më e mirë për të dyja palët, pasi lojtari nuk ka pasur aktivizim sa ka kërkuar.
“Fajtor” për largimin e tij është futbollisti nga Vushtrria e Kosovës, Milot Rashica, i cii ia ka zënë vendin në përbërjen e parë futbollisti serb. Madje, në ndeshjen e fundit që Vitese luajti, atë barazim 1-1 si në fushën Vilem II, ishte pikërisht Xhorxhoviç që hyri në fund të ndeshje në vend të Rashicës.
Talenti kosovar ka treguar paraqitje të mirë deri me tani dhe është pjesë e 11-shes së parë të trajnerit Peter Bosh.