Gjergj Vyshka 15.08.2015 16:05
Gentian Cici dhe Erjon Hoxhaj, dy gjyqtarët ndërkombëtar të basketbollit shqiptar, janë duke gjykuar në Divizionin B të Kampionatit Evropian të Nën-16-vjeçareve për të reja në Ohër e Strugë.
Në ditën e parë të veprimtarisë, Cici ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen Slloveni-Ukrainë 83-41 (24-11, 25-9, 20-13, 14-8). Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ka qenë greku Nikolaos Somos dhe i tretë austriaku Marko Vladiç.
Ndërkohë dje ka qenë gjyqtar i parë në ndeshjen Greqi-Norvegji 44-18 (10-0, 10-10, 15-0, 9-8). Së bashku me të po në këtë ndeshje ka qenë edhe malazezi Milosav Kaludjeroviç dhe danezi Jonas Bille.
Kurse Hoxhaj në ditën e parë ka qenë gjyqtar i tretë në ndeshjen Finlandë-Izrael 54-55 (12-13, 9-15, 17-18, 16-9). Në këtë takim gjyqtar i parë ka qenë boshnjaku Dragan Krajl dhe i dytë bullgari Iskren Manolov.