AlbanianSport.com 15.08.2015 15:30
ASNN – Mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, u kthye në Zvicër pas 9 vitesh të kaluara në Itali. Në një intervistë për “TuttoMercatoWeb”, futbollisti kuqezi u shpreh se largimi nga Italia ishte i vështirë por i nevojshëm. “E kisha shumë të vështirë të largohesha nga Italia, pasi aty kalova 9 vite e gjysmë”, – ka deklaruar ai.
“Unë arrita që nga Lukeze të kaloj në Serinë A, në Itali kam kaluar më të vërtetë mirë dhe gjithmonë do ta kujtoj këtë. Aventura ime te Torino zgjati katër vjet, gjatë të cilave unë u lëndova disa herë, së fundi në vitin kur edhe më skadonte kontrata”, – shtoi Basha, duke lënë të nënkuptohet se ekipi italian nuk i ofroi rinovimin e kontratës.
“Kisha nevojë për një sfidë të re, – ka vijuar mesfushori për median në fjalë. – Kam pasur kontakte me ekipe nga Turqia dhe liga tjera, por oferta e Lucernës ishte më e mira për mua, pasi këtu kam shumë miq. Kisha nevojë për ekip, pasi vetëm kështu do ishte i mundur edhe kthimi im në Kombëtaren e Shqipërisë.”