AlbanianSport.com 14.08.2015 16:10
ASNN – Kontingjenti shqiptar dhe shqipfolës në nivelin më të lartë të kampionatit italian të futbollit, në Serinë A, duket se do të shtohet edhe më, pasi është klubi i Fiorentinës po interesohet për dy mesfushorë shqiptar.
Trajneri i Fiorentinës, Paulo Souza dëshiron të ndërtoj një skuadër që do të marr pjesë në Ligën e Kampioneve edicionin e ardhshëm dhe për këtë dëshiron të përforcoj mesfushën.
Alternativa e parë është Pajtim Kasami, shqiptari i Zvicrës, që luan në Greqi për Olimpiakosin. Nuk jepen shifra sesa mund të kushtojë Kasami apo se çfarë page mund të marrë në Firence, mirëpo mediat në Itali shkruajnë se bisedimet tashmë kanë nisur.
Në rast se dështon Kasami, atëherë Fiorentina po mendon për mesfushorin tjetër shqiptar Ergys Kaçe, i cili luan gjithashtu në kampionatin grek. Ky i fundit ka spikatur me fanellën e Kombëtares kuqezi, duke u bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për formacionin e trajnerit Xhovani De Biazi.