AlbanianSport.com 14.08.2015 14:20
ASNN – Sipas faqes së specializuar sportive italiane, “tuttomercatoweb.com”, por dhe të përditshmes “Il Messangero”, tek skuadra e Lacios ka një sfidë mes shtyllave të portës. Federiko Marketi do të jetë titullari i Lacios këtë sezon, por dhe portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, kërkon më tepër hapësirë për të luajtur.
Vitin e kaluar Berisha ishte titullari i portës së Lacios në ndeshjen e Kupës së Italisë, por një kualifikim i mundshëm i skuadrës në Ligën e Kampioneve mund të ndryshojë gjërat jo në favorin e portierit kuqezi. Pioli e pëlqen shumë Berishën, por është e sigurt se italiani Marketi do të ketë më shumë epërsi me një kualifikim të mundshëm të Lacios ndaj gjermanëve të Bajer Leverkusenit.
Që do të thotë një kalim në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve çka nuk është pak. Nuk duhet harruar se një tjetër portier kuqezi si Thomas Strakosha tashmë ka shkuar tek Salernitana për huazim. Kësisoj Berishës i duhet më shumë fat për të luajtur dhe për të qenë mbrojtësi i portës së Lacios, që do të thotë një formë më maksimale për ndeshjet e kombëtares kuqezi.