Basketboll – Nën-16-vjeçare / Shqipëria, 29-79 me Zvicrën në “uverturë”

Share Button

Basketboll-U-16-Alb-Sui-tabela

Gjergj Vyshka 14.08.2015 09:45

Shqipëria e Nën-16-vjeçareve në basketboll për të reja nuk ka bërë asnjë ndryshim nga pjesëmarrjet e kombëtareve të tjera të moshave, të cilat jo vetëm janë mundur në Kampionatin Evropian, Divizioni B dhe C, por kanë humbur me epërsi të thellë. Kështu ka ndodhur dhe dje në Ohër, atje ku po zhvillohet Divizioni B për Nën-16-vjeçaret, ndërsa ka pranuar të marrë pjesë dhe Shqipëria. Vajzat kuqezi kanë qenë përballë Zvicrës, e cila e ka vënë ndeshjen që në fillim në zotërim.

E thuhet kështu sepse pjesa e parë është fituar nga zviceranet 32-11. Në koshat e parë tonat janë të suksesshme, sepse ka shënuar Mire dhe është kundërpërgjigjur Zllatiçanin dhe 2-2. Madje për herë të parë dhe të fundit në këtë ndeshje kemi guxuar të dalim dhe në epërsi, teksa ka shënuar përsëri Zllatiçanin. Por vetëm kaq. Zvicra ka barazuar e më pas është gjithnjë në epërsi, derisa ka thelluar 24-4. Për rreth 5 minuta tonat nuk ekzistojnë.

Janë të pasakta në gjuajtje, por të tilla dhe në mbrojtje dhe për rrjedhojë Zvicra gjen shesh e bën përshesh. Vetëm katër minuta nga fundit Shqipëria ka arritur të bëjë disa pikë, ndërsa Zvicra nuk e ul ritmin e në fund të pjesës së parë shënohet rezultati 32-11. Pjesa e dytë është e ekuilibruar, sepse duket që Mitku i ka shkundur. 16-10 për Zvicrën dhe në pushim shkohet me epërsinë e helveteve, 48-21. Epërsi që ka ardhur duke u thelluar në dy pjesët e tjera, atje ku tonat në 20 minuta kanë shënuar vetëm 8 pikë kundrejt 31 pikëve të Zvicrës.

Përfundimi 79-29 për Zvicrën dhe një fillim i Evropianit për tonat me humbje prej 50 pikësh diferencë. Ky ka qenë prezantimi i parë i Shqipërisë në Ohër që është tërësisht për t’u harruar duke shpresuar që në vazhdim do të kemi tjetër imazh. Por që është e vështirë, sepse në fund të fundit ky është niveli i basketbollit shqiptar.

 

Zvicër – Shqipëri                   79-29

(32-11, 16-10, 17-2, 14-6)

Zvicra: Margot (13), D. Miranda Monteiro (13), Has (6), Polite (2), Mire (6) / Vaser, Joki (4), Guibert (4), Margot (6), Gut’hauser (6), Salman (10), MekDauell (9). Trajner: S. Kristofer Tuehues.

Shqipëria: Zllatiçanin (4), Toska (5), Baraj (4), Hasanaj (4), Fekollari (10) / Kraja, Shima, Dalipaj (1), Sinani (1) Trajnere: F. Mitku

Gjyqtarë: E. Kartal (Turqi), A. Fedevski (Maqedoni), V. Gjorgji (Hungari)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

AlbanianSport.com 14/03/2024 15:25 ASNN – Basketboll meshkuj, Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh