AlbanianSport.com 13.08.2015 19:55
ASNN – Një nga goditjet më cilësore të Teutës në këtë fazë finale të merkatos së verës pritet të jetë afrimi i një sulmuesi të huaj. Kjo është e qartë, pasi drejtuesit e klubit dhe stafi teknik, pas largimit të Gashit duan edhe një lojtar me përvojë dhe cilësi në repartin e avancuar në sezonin e ri.
Gjatë kësaj kohe janë parë shumë alternativa dhe tashmë gjithçka është në fazën e fundit të përzgjedhjes. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe numri një i pankinës durrsake, Gugash Magani, i cili ka deklaruar: “Shumë shpejt pritet që me skuadrën tonë të bashkohen edhe dy sulmues të huaj.
“Njëri prej të cilëve do të firmosë për Teutën, – ka vijuar peqinasi i stolit të bregdetarëve. – Janë dy lojtarë senegaleze, që pritet t’i bashkohen për provë ekipit këto dy ditë, por vetëm njëri do të jetë pjesë e skuadrës sonë në vazhdimësi.”