Gjergj Vyshka 13.08.2015 19:00
Nga data 28 gusht, deri më 6 shtator 2015, në Peskara të Italisë do të zhvillohen Lojërat e para Mesdhetare të Plazhit. E në të do të marrë pjesë dhe Shqipëria, e cila do të konkurrojë në katër disiplina sportive. Ato janë volejboll në plazh, hendboll në plazh, mundje në plazh dhe futboll në plazh.
Më saktë datat e konkurrimit të tanëve, të paktën edhe sipas organizatorëve të aktivitetit janë si më poshtë: Volejbolli në plazh (1-5 shtator), Mundja në plazh (28-29 gusht), Hendbolli në plazh (30 gusht-2 shtator), Futbolli në plazh (2-5 shtator).
Tashmë pritet dhe zyrtarizimi i garave, ndërsa shpresohet në një konkurrim më dinjitoz se sa në Lojërat e Para Evropiane në Baku, apo dhe në Festivalin e Parë Evropian Rinor në Tbilisi.