Luftëtari / Dy humbje në shtëpi, Devolli shfryn inatin: Stërvitje nën rrebesh

Share Button

Stadiumi-Luftetari-Gjirokastra

AlbanianSport.com 08.10.2014 22:05

ASNN – Si masë ndëshkimore për ekipin ka qenë stërvitja e djeshme në rrebeshin e shiut. Gjirokastritët e presin ndryshimin në vizitën e vështirë të Beratit pas dy javësh. Shirat e rrëmbyeshëm që kanë pllakosur Gjirokastrën nuk e kanë mbyllur skuadrën në Pallatin e Sporti siç do të mund të ndodhte në raste të tjera. Përkundrazi trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli, për dy humbjet radhazi në shtëpi dhe krejtësisht të papritura, që e kanë lënë skuadrën bluzi në vendin e fundit me zero pikë, ka shfryrë inatin e tij mbi lojtarët.

Ata janë stërvitur për dy orë nën reshjet e shiut të rrëmbyeshëm. Dhe në një farë mënyre i pari i pankinës gjirokastrite ka përligjur dhe shprehjen “koka bën, koka pëson”. Sepse gjirokastritët e kanë merituar këtë stërvitje në shi. Mundet që të justifikohen me mungesat e titullarëve si Besmir Sinani, Shehaj apo dhe kapiteni Arlind Nora. Por Luftëtari me rezultatet që ka arritur nuk mund të justifikohet me këto tre mungesa, sepse në fushën e lojës janë 11 lojtarë.

Madje në fushën e blertë kanë qenë 9 nga blerjet e bujshme të bluzinjve në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në verë, të cilët deri më tani nuk kanë justifikuar asgjë. Madje me këto përforcime u duk sikur Luftëtari nuk do të diskutonte as fitoret, por as ngjitjen në Superiore. Në një kohë që rezultatet tregojnë një realitet ndryshe të këtij ekipi, pasi në dy javët e para Luftëtari u paraqit si një “anije e mbytur në mes të detit”. Skuadra edhe pse duket mirë gjatë stërvitjes, në fushën e lojës në ndeshjet zyrtare transformohet në mënyrë të pakuptimtë.

Jo vetëm kaq, por duket si një grup që nuk ka luajtur asnjë ditë me njëri-tjetrin. E përtej kësaj situate të vështirë, drejtuesit e klubit të Luftëtarit duken optimistë për kalimin e kësaj periudhe. Megjithëse për të gjithë këtë situatë të krijuar, gjirokastritët ende nuk kanë bërë një analizë të mirëfilltë për të dalë me një konkluzion të saktë se çfarë nuk shkon në këtë skuadër. Tashmë për të parë një Luftëtar ndryshe mbetet vetëm të pritet vizita e vështirë në Berat ndaj Tomorit vendës.

Ndoshta edhe ky ngërç mund të kalojë shpejt, por gjithsesi reagimi duhet parë në Berat.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

AlbanianSport.com 20/02/2024 17:15 ASNN – Disiplina, gjoba dhe pezullime trajnerësh, Partizani e Tirana

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh