AlbanianSport.com 13.08.2015 14:25
ASNN – Apolonia kryen goditjen e parë të merkatos. Drejtuesit e klubit kanë mbyllur gjithçka me lojtarin serb Dejan Lazareviç, i cili qysh nga dita e sotme do të mbrojë ngjyrat e skuadrës fierake.
Lazareviç, i cili luan si mesfushor krahu, ka qenë në testim për një kohë të gjatë dhe është aktivizuar në dy takimet miqësore të fierakëve, ndaj Besës dhe Tiranës, ku me paraqitjet e tij pozitive e ka bindur trajnerin Mergjyshi dhe drejtuesit e klubit për t’i ofruar një kontratë.
Gjatë ditës së djeshme, marrëveshja është konkretizuar dhe Lazareviç ka firmosur një kontratë 3-vjeçare për të luajtur me klubin e Apolonisë. Ndërkohë, edhe mesfushori 21-vjeçar vlonjat Eglantin Dhima ka arritur marrëveshjen për nënshkrimin e kontratës me drejtuesit e klubit fierak.