AlbanianSport.com 13.08.2015 10:45
ASNN – Menjëherë pas ndeshjes së Superkupës, kanë ardhur edhe reagimet e dy trajnerëve, Mirel Josës dhe Armando Cungut. Josa ka deklaruar se është i kënaqur me lojën e ekipit të tij, por gjithashtu thekson se skuadra tashmë e ka mendjen tek dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve ndaj Dinamos së Zagrebit.
“Në përgjithësi jam i kënaqur nga ekipi, – ka deklaruar ai. – Kishim disa ndryshime në formacion dhe kjo jo për faktin se nënvlerësuam Laçin, por ne e kemi mendjen te Dinamo e Zagrebit.”
“Lojtarët sot luajtën mirë pavarësisht se e humbën trofeun, – ka vijuar kryeqytetasi i stolit korçar. – Unë nuk kisha asnjë strategji për të gënjyer Dinamon me këtë paraqitje pasi ata na kanë parë edhe në ndeshje të tjera dhe nuk do bazohen vetëm tek kjo sfidë.”
“Pres shumë më tepër nga disa lojtarë të tjerë, kryesisht nga sulmuesi Hristov. Tashmë vëmendja jonë kalon e gjitha të ndeshja e Ligës së Kampioneve”, – përfundoi trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, duke folur pas humbjes në Superkupën e Shqipërisë.