Gjergj Vyshka 08.10.2014 21:15
Çiklistët dhe zyrtarët e Federatës Shqiptare të Çiklizmit u pritën nga Kryetarja e Bashkisë Burrel, Adelina Farrici, si dhe autoritete të tjera vendore në këtë qytet. Madje Bashkia e Burrelit u dha shpërblime fituesve të tre vendeve të para.
Nënkryetari i Bashkisë Burrel, Mexhit Sina, falënderoi Federatën Shqiptare të Çiklizmit për organizimin e këtij aktiviteti dhe vlerësimin që i bëhet qytetit të Burrelit, atje ku prej disa vitesh një nga etapat e Rrethit Çiklistik kalon në trevën matjane.
Etapa e tretë e Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë do të jetë Burrel-Durrës, e gjatë 110 kilometra.
Rrethit i 71-të Çiklistik i Shqipërisë
Fituesit e etapës së dytë,
Shkodër-Burrel 98.3 kilometra
1) Marko Stojanoviç (Novi Pazar) 3h05’08”
2) Hyrmet Kastrati (Teuta) 3h06’45”
3) Demir Muliç (Mali i Zi) 3h06’46”