AlbanianSport.com 12.08.2015 14:30
ASNN – Sulmuesi i rritur në ekipet “zinxhir” të Vllaznisë, Ndue Mujeci, është shpallur futbollisti më i mirë për muajin korrik i “Virsligës, kategorisë më të lartë të kampionatit të futbollit në Letoni.
I riu, cili aktivizohet me Ventspilsin, ka shënuar plot 4 gola në vetëm dy ndeshje. 22-vjeçari është pjesë e kampionëve të Letonisë që prej vitit 2014. Sipas të dhënave, ai ka shënuar 12 gola në kampionatin e kaluar.
Ndue Mujeci është ndër pikat kyçe të Ventspils që renditet në vendin e dytë, 3 pikë pas Liepajas kryesuese, por me 2 ndeshje më pak. Vitet e fundit është rritur numri i futbollistëve, të cilët njihen dhe vlerësohen në vendet ku luajnë jashtë Shqipërisë, duke e rritur akoma dhe më tepër nivelin e futbollit shqiptar.