AlbanianSport.com 12.08.2015 11:15
ASNN – Erind Kallmi ka vendosur që t’i qëndrojë besnik Skraparit. “Personalisht i jam shumë mirënjohës stafit teknik dhe skuadrës për gjithçka që kemi bërë mirë”, – ka thënë ai.
“Jam i kënaqur për votëbesimin që më ka dhënë trajneri Spahiu, ndërsa unë kam mendimin se Skrapari i sezonit 2015-2016 do të jetë më lart se sa sezoni i kaluar”, – ka vijuar futbollisti.
“Me golat e mi do t’i kthej “reston” spektatorëve për respektin që kanë ndaj meje”, – ka përfunduar futbollisti i Skraparit, Erind Kallmi.