Gjergj Vyshka 12.08.2015 10:25
Shqipëria e ka mbyllur pa medalje pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Evropian të Boksit në Samokov të Bullgarisë.
Edhe pse shpresonte shumë asnjë nga boksierët kuqezi, pavarësisht se kanë kaluar nga një raund, nuk kanë mundur të ngjiten në podiumin e medaljeve.
Pas Krenar Zenelit, Astmer Bilalit dhe Kristian Demajt, dje është eliminuar dhe Albi Sorra, i cili në peshën 69 kg është mundur 3-0 nga bjellorusi Pavel Kastramin.
Të tria raundet Sorra i ka humbur 28-29, 25-30, 25-30. Përfundimisht boksi zhgënjen në Evropianin e Samakovit.