AlbanianSport.com 11.08.2015 16:50
ASNN – Pak javë më parë sulmuesi shqiptar nga Kosova, Egzon Gashi, firmosi me Teutën, por qëndrimi i tij nuk ka zgjatur shumë. Ai erdhi në ekip më shumë bujë, pasi u cilësua si një lojtar i mirë duke parë edhe titullin “kampion”, që ka fituar me Ferronikelin e Kosovës, si dhe fitoi edhe Kupën e Kosovës sezonin e kaluar.
Presidenti i skuadrës, Edmond Hasanbelliu, tha se prishja e kontratës ka ndodhur pasi sulmuesi nuk është kthyer në kohë pas lejes së dhënë nga drejtuesit. “Gashi tregoi një sjellje të një lojtari joprofesionist, duke mos u kthyer në kohë në stërvitje pas pushimeve që ne i dhamë për të zhvilluar ceremoninë martesore.”
“Ndaj, jam shumë i zhgënjyer dhe e ndërpreva kontratën me sulmuesin në këtë moment që të mos kemi probleme të tilla kur të fillojë kampionati”, – përfundoi kreu i klubit durrsak.