AlbanianSport.com 11.08.2015 13:05
ASNN – Mund të duket paksa absurde, por edhe pse ka lindur në Tiranë, mbrojtësi Ronald Gërçaliu konsiderohet i huaj për klubin, pasi ka pasaportë austriake. I ndodhur në këto kushte, ai do të zërë një nga katër vendet që FSHF-ja ka si limit për aktivizimin e lojtarëve nga jashtë vendit në Kategorinë Superiore.
29-vjeçari ka pasaportë austriake dhe rregulli i këtij shteti nuk e lejon dyshtetësinë. Shumë vite më parë, Gërçaliu ka hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare për të marrë atë austriake, teksa ka luajtur edhe me përfaqësuesen e këtij vendi, nga viti 2005 deri në 2009-tën.
Tashmë te Tirana është plotësuar numri i të huajve, teksa bëhen katër, pasi, krahas “austriakut” Ronald Gërçaliu, është edhe Martin Kavdanski, Masato Fukui dhe Zhilberto Fortunato.