AlbanianSport.com 11.08.2015 10:05
ASNN – Ndeshja që ngre zyrtarisht siparin e futbollit evropian të klubeve, Superkupa e Evropës do të vërë përballë njëra-tjetrës Barcelonën dhe Seviljen, dy skuadra që synojnë ta fitojnë për herë të parë këtë trofe. Ndonëse përballja tradicionale midis fitueses së Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës është në fakt një derbi spanjoll, ajo do të luhet sonte në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi.
Përballja tradicionale midis fitueses së Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës, që është në fakt një derbi spanjoll, midis Barcelonës dhe Seviljes, do të luhet sonte në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi. Në fakt, përzgjedhja e Stadiumit “Boris Paiçadze” si destinacion për këtë sfidë përbën një risi dhe një largim nga destinacioni tradicional, që deri më tani ka qenë Stadiumi i Monakos “Luigji i Dytë”.
Një gjë e tillë është bërë me qëllim promovimin e paqes në Evropë dhe në botë, pasi plot 1,000 fëmijë nga zonat e prekura nga luftërat dhe konfliktet do të interpretojnë në ceremoninë që do t’i paraprijë kësaj përballjeje. Sa i përket ndeshjes, si Barcelona, ashtu edhe Sevilja do të synojnë ta fitojnë këtë trofe për të 5-tën herë, një rekord më vete ky për këtë trofe.
Një tjetër fakt interesant për edicionin e 40-të të këtij trofeu simbolik të futbollit kontinental të klubeve është se ai është, për herë të parë, një përsëritje e një edicioni të mëparshëm, atij të vitit 2006, kur Sevilja fitoi me rezultatin 3-0. Takimi i sotëm, që luhet duke nisur nga ora 20:45, e sheh Seviljen me disa ndërrime në organikë, krahasuar me skuadrën që fitoi sezonin e shkuar Ligën e Evropës.
Ndërsa për Barcelonën, vlen të theksohet mungesa e Nejmarit, i cili jo vetëm do të mungojë në Superkupën e sotme, por edhe në dy sfidat e Superkupës së Spanjës, kur që luhen më 14 dhe 17 gusht 2015 dhe ku katalanët do të përballen me Atletikon e Bilbaos.