AlbanianSport.com 11.08.2015 07:05
ASNN – Përfaqësuesja kuqezi do të luajë dy finale muajin e ardhshëm,përballë rivalëve direkt në renditje. Në fillim do të përballet me Danimarkën në fushën e nordikëve, më 4 shtator 2015, dhe vetëm tri ditë, më pas do të presë Portugalinë e Kristiano Ronaldos në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Kombëtarja shqiptare ka dhe shumë pak javë në dispozicion nga ndeshja e radhës për kualifikueset e fundit të eliminatorëve në Kampionatin Evropian “Francë 2016”, e cila do të luhet në Kopenhagen më 4 shtator. Trajneri Xhovani de Biazi nuk ka dashur të humbë kohë, ndaj ka bërë një zgjedhje të çuditshme.
Ai ka menduar Venecian si vend, ku do të mblidhen lojtarët e Kombëtares për të luajtur. De Biazi në bashkëpunim me Federatës Shqiptare të Futbollit e ka bërë këtë zgjedhje, pasi mendon se kështu i vjen më tepër në ndihmë lojtarëve që luajnë në Itali, apo në vende të tjera afër saj.
“Venecia edhe për arsye logjistike i vjen në ndihmë futbollistëve që luajnë në Itali, Zvicër e Gjermani. Për ta aeroporti i Venecias është një vend i përshtatshëm për udhëtim. E do të jemi në zonën e kodrës”, – ka thënë De Biazi, i cili, duke folur për AlbanianSport.com para pak ditësh theksoi se në Danimarkë nuk pranohet humbja.