AlbanianSport.com 10.08.2015 17:35
ASNN – Xherdan Shaqiri ka kalon në Premier Ligë, tek Stouk Siti, pasi klubi anglez e bleu për 17 milionë euro nga Interi. Kështu, ai shkoi në Angli më në fund. Xherdan Shaqiri u përshëndet përfundimisht me shokët e tij tek Interi dhe kaloi në kampionatin më të ndjekur e më të pasur në botë.
E mori Stouk Siti, jo Evertoni apo Liverpuli. Trajneri Mark Hjuxhs nuk deshi të mbetej pa futbollistin që e pëlqente shumë, dhe për të cilin foli hapur pas ndeshjes së humbur ndaj Liverpulit në Premier Ligë. Sinjalet u dhanë pikërisht në atë ndeshje me Shaqiri që ishte në Stadiumin “Britania”, dhe mbyllja e bisedimeve të anglezëve me Interin nuk vonoi.
Kartoni i Shaqirit vlejti 17 milionë euro, që do të thotë blerja më e shtrenjtë në historinë e Stouk Sitit. Edhe pse shkoi me pritshmëri të madhe në Milano, në janar të këtij viti, sulmuesi i talentuar nuk arriti të përshtatej me mënyrën e lojës që kërkonte trajneri Roberto Mançini.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës në stol, ashtu siç i ndodhi më parë edhe tek Bajerni i Mynihut, ku konkurrenca ishte edhe më e fortë. Megjithatë, trajneri i Stouk Sitit, Hjuzhs, nuk ka aspak dyshim tek aftësitë e 23-vjeçarit, pavarsisht se fjalën e fundit për këtë transferim duhet ta thotë Bajerni, pasi në janar të këtij viti e la zviceranin të kalonte tek Interi, por me të drejtë riblerjeje.