AlbanianSport.com 09.08.2015 22:55
ASNN – Trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça, ka qenë i pakënaqur me lojën e futbollistëve të tij në miqësoren e luajtur të premten ndaj Apolonisë në Fier, atje ku është barazuar 0-0. Sipas Muçës, skuadrës i mungon ende harmonizimi që i duhet për të shkuar më pas në mbyllje të sezonit 2015-2016 tek trofetë e munguara.
“Këto janë ndeshje miqësore, të cilat janë teste kontrolli për të parë gjendjen e skuadrës se ku është, – ka thënë ai për të përditshmet sportive shqiptare. – Natyrisht që na duhet të përmirësohemi shumë, sepse jemi një skuadër e rindërtuar nga fillimi. Kemi shumë lojtarë pothuajse për herë të parë.”
“Që do të thotë se e gjithë skuadra ka ende shumë nevojë për harmonizim”, – ka shtuar Muça, duke reflektuar mbi atë ndeshje. Ajo që duhet pranuar është se edhe në ndeshjen me Kamzën në mesjavë, trajneri Muça në një farë mënyre ka qenë i kënaqur me Tiranën e tij.