Gjergj Vyshka 09.08.2015 21:25
Boksi kuqezi ka vazhduar me suksese në Kampionatin Evropian të ringut, që po mbahet në kryeqytetin bullgar, Sofje.
Në mbrëmje në ring ka qenë edhe Albi Sorra, në peshën 69 kg. Ai ka qenë përballë grekut Thodoris Ritzakis, të cilin e ka mundur pastër 3-0.
Sipas pikëve të gjyqtarëve në tre raunde rezultatet për Sorrën janë: 30-27, 29-28, 29-28.
E vërteta është se me këtë paraqitje është e sigurt se në Bullgari kuqezinjtë do të ngjiten në podiumin e medaljeve.