AlbanianSport.com 09.08.2015 19:10
ASNN – Partizani ka marrë një sulmues nga Lega Pro italiane, teksa bëhet fjalë për 33-vjeçarin Emanuele Morini, i cili ka luajtur dhe në “Kupën Egnatia”.
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur me Romën, Boltonin, Panaçakin, Viçencën, Lumexanen, Sanbenedetesen, Boltevin, Foxhian, Sinhianë, Viterbesen, Shumen dhe Lupa Romën.
Trajneri i të kuqve Starova e ka konfirmuar tashmë si një blerje të Partizanit. Kështu forcohet reparti i sulmit, ku pjesë e tij janë dhe Raçiç, Plaku, Sukaj, Fazlliu e Vatnikaj.
Shumë alternativa për dy vende në sulm, megjithëse Partizani ka probleme në mbrojtje. Por tashmë është fakt i kryer, Emanuele Morini është një sulmues për Partizanin.