Por ai do të deklaronte se ende nuk e ka fiksuar formacionin titullar me të cilin do të luajë në kampionat. “Ky ishte një turne miqësor në vazhdën e periudhës përgatitore që ne jemi duke bërë në prag të kampionatit, – ka theksuar trajneri i të kuqve kryeqytetas. – Të tilla veprimtari zhvillohen në të gjithë botën dhe qëllimi i tyre është që skuadrat të jenë sa më pranë aktivitetit, apo kampionatit që nis më 22 gusht.”
“Kemi luajtur tri ndeshje dhe jemi në fazën e uljes së ritmit të ngarkesave për të qenë sa më pranë nisjes së kampionatit. Por ende nuk kam vendosur për formacionin e kampionatit, sepse kemi dhe gati dy javë deri në nisjen e garës”, – ka përfunduar trajneri i Partizanit, Sulejman Starova.