AlbanianSport.com 08.08.2015 19:35
ASNN – Valon Behrami ka debutuar me një barazim me Uotfordin në Premier Ligën Angleze. Skuadra e re e mesfushorit shqiptar barazoi 2-2 në ndeshjen e javës së parë, që e luajti në fushën e Evertonit.
Në këtë takim, Behrami u aktivizua për 79 minuta, duke u zëvendësua nga Ben Uotsoni 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Behrami ka luajtur edhe më parë në Premier Ligën Angleze.
Ai luajti 58 ndeshje për Uest Hemin gjatë viteve 2008-2011, përpara se të zhvendosej në Itali, tek Lacio. Në ndeshjen e sotme, Uotfordi ishte dy herë në epërsi, teksa Evertoni arriti dy herë të barazonte rezultatin.
Migel Lajun e kaloi i pari epërsinë Uotfordin në pjesën e parë, para se Ros Barkli të barazonte në minutën e 76-të për vendasit. Në minutën e 83-të, Odion Ighalo realizoi golin e dytë për Uotfordin, ndërsa 3 minuta më vonë, Aruna Kone barazoi gjithçka në 2-2.