Gjergj Vyshka 08.10.2014 12:05
Boksi shqiptar bëhet gati për të marrë pjesë në një tjetër aktivitet ndërkombëtar, teksa bëhet fjalë për Kampionatin Evropian të të rinjve,i cili nis më 17 tetor në Zagreb.
Dhe drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero, ka lajmëruar se tashmë kombëtarja e boksit ka nisur përgatitjet e saj në Shkodër, nën drejtimin e kryetrajnerit të Vllaznisë, Zef Gjoni.
Pritet që kuqezinjtë të zgjedhin elementët më të mirë të kombëtares së tyre dhe të përfaqësohen denjësisht në këtë Evropian. Ndonëse do të jetë e vështirë.