Nga vendi i 70-të në të 22-tin në një vit… rrugëtimi kuqezi në renditjen e FIFA-s

Share Button

Editorial-stilografi

Nga Sali Juniku 07.08.2015 23:55

Një vit më parë kombëtarja shqiptare ishte e 70-ta në renditjen e FIFA-s, por asnjë humbje në katër ndeshje të luajtura për Evropianin e Francës, janë një rekord më vete për kuqezinjtë, që reflektohet edhe në statistika. Që prej shtatorit të vitit të kaluar, Shqipëria është rritur në mënyrë progresive në renditjen botërore të FIFA-s.

Gjithçka do të niste me atë fitore në Portugali. Goli i Bekim Balajt në stadiumin e Avieros i dha tri pikët kombëtares kuqezi, por edhe një fluturim në renditje me plot 25 vende të kapërcyera, duke shkuar nga vendi i 70-të në të 45-tin. Pas kësaj do të mbërrinte barazimi 1-1 në Elbasan Arena me Danimarkën.

Rezultati i reflektua në renditje dhe Shqipëria humbi tre pozicione. Zbritja vazhdoi edhe më tej. Ngjarjet e 14 tetorit në sfidën me Serbinë në Beograd, ndërprerja e ndeshjes për shkak të dhunës dhe racizmit ndaj futbollistëve shqiptarë, vendimi i paprecedent i Disiplinës dhe Apelit të UEFA-s për t’i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë, shtuar këtu edhe barazimin me Francën dhe humbjen me Italinë në dy miqësorë, bënë që kombëtarja jonë të zbresë për muajin nëntor në vendin e 50-të.

Mes dhjetorit të vitit 2014 dhe shkurtit 2015, Shqipëria e sheh veten në vendin e 58-të dhe më pas në të 63-in. Përmirësimi i pozitave vjen në mars, ku pa luajtur asnjë ndeshje, por duke përfituar nga lëvizjet e skuadrave të tjera, Kombëtarja fiton dy pozicione.

Me suksesin 2-1 përballë Armenisë në “Elbasan Arena”, muaji prill i gjen kuqezinjtë të 57-ët në botë, pozitë që ruhet edhe në maj. Pa zbritur në fushë, skuadra e De Biazit ngjitet në vendin e 51-të për muajin qershor. Në këtë moment, vjen një tjetër triumf historik, ai në miqësoren përballë Francës.

Fitorja përballë organizatorëve të Evropianit 2016 shoqërohet me pozicionimin më të mirë të të gjitha kohërave. Shqipëria fiton 15 vende në klasifikimin e FIFA-s dhe renditet e 36-ta, duke përmirësuar pozicionin e mëparshëm, atë të muajit prill 2013, kur ndodhej e 37-ta.

Pas zbardhjes së vendimit nga “CAS”-i e Lozanës, që përmbysi dy shkallët disiplinore të UEFA-s, duke i dhënë Shqipërisë fitoren në tavolinë, Shqipëria tashmë është e 22-ta në botë. Jo rastësisht rekordet janë bërë për t’u thyer. E njëjta vlen edhe për historinë, që mund të rishkruhet.

Kombëtarja vazhdon kështu ëndrrën drejt kualifikimit të parë në një eveniment madhor.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh