Ekskluzive / De Biazi rrëfen vendin e 22-të, Skënderbeun & sfidat e Euro 2016-s (Video)

Share Button

ABK-De-Biazi-kuq-tjeter

AlbanianSport.com 07.08.2015 20:35

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, nuk pranon të përfshihet nga euforia që ka përfshirë mjedisin kuqezi, duke theksuar se Parisi dhe faza finale e Evropianit 2016 janë ende larg. Në një intervistë ekskluzive për AlbanianSport.com, 59-vjeçari italian thekson se kjo ngjitje e Kombëtares nuk ishte e rastësishme dhe, duke pohuar se ky është momenti i futbollit shqiptar, vlerëson se ecuria e Skënderbeut është pozitive dhe për Kombëtaren.

Shqipëria e tij renditet si kurrë më parë e 22-ta në botë, por trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi mbetet me këmbë në tokë. “Jemi në mes të rrugës dhe nuk ka asgjë për t’u ekzaltuar, – thotë ai në intervistën ekskluzive. – Duhet të vazhdojmë të kërkojmë që të jemi të përunjur dhe të mos kemi këtë eufori të çuditshme që i godet shpesh dhe me dëshirë shqiptarët, që mendojnë se kanë arritur objektivin dhe objektivi papritur e pakujtuar u ikën nga duart.”

Për italianin me pasaportë shqiptare, asgjë s’është e rastësishme, por fryt i një planifikimi që Federata e Shqiptare e Futbollit, bashkë me të dhe me stafin tij, ka hartuar dhe vënë në funksionim me sukses. Duke e vlerësuar se ky është momenti i futbollit shqiptar, 59-vjeçari thekson se ecuria e Skënderbeut është pozitive dhe për Kombëtaren.

“Sa më tepër të shkojë përpara futbolli shqiptar në Kupat e Evropës, aq më tepër shkojmë përpara ne me Kombëtaren në Eliminatore”, – thotë ai për AlbanianSport.com. – Sa u përket Eliminatoreve, për Xhovani De Biazin, Parisi dhe faza finale e Evropianit 2016 janë ende larg. “Parisi nuk është afër, Parisi është një gjysmë mundësie dhe para se të arrijmë atje kemi 4 beteja të rëndësishme”, – përfundon De Biazi.

Kjo është intervista e plotë, me tekst dhe me video, që trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, dha sot ekskluzivisht për faqen tonë, AlbanianSport.com:

 

– Nga vendi i 70-të, në të 22-tin… Çfarë ka ndodhur me Shqipërinë?

– Besoj se rezultatet që kemi arritur nuk ka qenë diçka e rastësishme, por fryt i një planifikimi që Federata bashkë me mua dhe me stafin tim, kemi vënë në funksionim dhe, falë bollshmërisë së lojtarëve që kemi në dispozicion, kemi arritur rezultatet e para që, do të thoja se ishin edhe të paparashikuara në disa aspekte.

 

– Të papritura, po … por a ka patur dyshime gjatë rrugës?

– Po, ka patur shumë dyshime përpara se të nisnin këto eliminatore. Sidoqoftë, jemi në mes të rrugës dhe nuk ka asgjë për t’u ekzaltuar. Duhet të vazhdojmë të kërkojmë që të jemi të përunjur dhe të mos kemi këtë eufori të çuditshme që i godet shpesh dhe me dëshirë shqiptarët, që mendojnë se kanë arritur objektivin dhe objektivi papritur e pakujtuar u ikën nga duart. Ne duhet të kërkojmë që ta çmojmë këtë përvojë dhe të punojmë gjithnjë e më tepër, duke shpresuar që të kemi fat përsa u përket dëmtimeve dhe të mos humbasim lojtarë rrugës, siç na ka ndodhur me Mavrajn dhe, nëse na ndihmon edhe fati, do të shijojmë arritje të rëndësishme.

 

– A janë Danimarka dhe Portugalia misione të pamundura?

– Le ta themi sinqerisht që janë misione të mjaft të vështira. Por siç e kam thënë gjithmonë dhe ti e di, që asgjë nuk është e pamundur dhe në çdo ndeshje nisemi nga 0-0 dhe fatin e saj e vendosim ne me lojën tonë. Nëse do të kemi më tepër zgjuarsi, më tepër dëshirë dhe uri, më tepër vendosmëri sesa kundërshtari ynë, mbase edhe me pak fat, mund të marrim rezultatin që dëshirojmë.

 

– Po flitet për shembull, për Kamberin… a ka lojtarë të rinj për Shqipërinë?

– Jo, jo. Unë besoj që nga tani e deri në fund të eliminatoreve nuk do të ketë lojtarë të rinj që do të thirren, duke përjashtuar Xhimshitin e FC Zyrihut, që sidoqoftë është tashmë pjesë e jona. Për pjesën tjetër, mendoj që këta djem që kam në dispozicion kanë ende rrugë për të bërë përpara, janë të rinj, kanë një të ardhme të madhe. Pastaj varet nga ekuilibri i tyre psikologjik nëse do t’ia dalin të piqen dhe të bëhen nga djem në burra, të cilët ne do t’i kemi për të ardhmen.

 

– A i ka dhënë Skënderbeu një dorë Kombëtares, apo anasjellas…?

– Mendoj se është rrjedha e momentit të futbollit shqiptar. Sigurisht, një dorë të madhe Skënderbeut i ka dhënë ardhja e Hamdi Salihit, një lojtari ekspert, dhe përvoja e Orges Shehit, që është një siguri në portë. Besoj që Sabien Lilaj, që shpesh nuk përdoret edhe aq, por unë e përdor shpesh në Kombëtare, është një lojtar i rëndësishëm dhe i tillë ka qenë për Skënderbeun në këto eliminatore. Jam shumë i kënaqur, sepse, sa më tepër të shkojë përpara futbolli shqiptar në Kupat e Evropës, aq më tepër shkojmë përpara ne me Kombëtaren në Eliminatore dhe kjo sigurisht që do ta ndihmojë gjithë ecurinë e futbollit shqiptar.

 

– E fundit… A është afër Parisi?

– Parisi nuk është afër, Parisi është një gjysmë mundësie dhe para se të arrijmë atje kemi 4 beteja të rëndësishme. Të mos harrojmë që kemi luajtur një ndeshje më pak se të tjerët dhe për mua, Danimarka është një udhëkryq i rëndësishëm. Nëse nuk humbasim në Danimarkën, kemi shanse të mëdha, natyrisht, nëse luajmë mirë edhe në ndeshjet e tjera. Siç e kam thënë gjithmonë, ndjek politikën e hapave të vogla, duke u përqendruar tek secila ndeshje, përqendrimi është i rëndësishëm dhe nuk duhet të shpërqendrohemi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh