Gjergj Vyshka 07.08.2015 13:55
Në fakt trajneri norvegjez i Legias së Varshavës e ka ruajtur formacionin e tij, edhe sepse në fundjavë në kuadrin e javës së katërt të kampionatit do të jetë përballë Vislas së Krakovës.
Për rrjedhojë Legia ka luajtur dje me rezervat, sepse ka qenë e sigurt për kalimin e turit. E megjithatë dhe kështu e ka fituar ndeshjen me Kukësin. Në fushë si titullar për Legian ka qenë Duda, ai që i bëri “gropën” Kukësit në ndeshjen e parë.
U godit, por nuk ishte në atë gjendje sa të shkonte në spital, ndërsa u ngrit në këmbë dhe ishte i gatshëm për lojë. Por delegati dhe gjyqtari vendosen ndërprerjen e ndeshjes, kurse Kukësi u eliminua kështu nga Duda, që edhe dje ka qenë i rrezikshëm për portën verilindore.