AlbanianSport.com 07.08.2015 08:00
ASNN – Duket se te Empoli do të vazhdohet të flitet edhe shqip. Pas transferimit te Napoli të mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, për 5 milionë Euro, klubi po mendon të sjellë në Toskana Ledian Memushaj. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se kontaktet me lojtarin shqiptar kanë qenë pozitive dhe shumë shpejt ai mund të bëhet pjesë e ekipit.
Memushaj luan në futbollin italian që nga viti 2002 dhe për drejtuesit e Empolit kanë fituar mjaftueshëm eksperiencë për të bërë hapin e madh në karrierë. Të kaltrit e kanë në filozofinë e tyre afrimin e futbollistëve që kanë ambicie për të shpërthyer në Serinë A dhe Memushaj, konsiderohet njëri prej tyre.
Gjatë sezonit të fundit, Ledian Memushaj ka qenë titullar fiks me Peskarën, skuadër më të cilën ka shënuar 7 gola në 33 ndeshje të kampionatit. Forma e mirë e treguar në Serinë B u shpërblye me grumbullimin në kombëtare nga Xhani De Biazi, që e aktivizoi në miqësoret e luksit me Francën dhe Italinë si dhe me Armeninë në “Elbasan Arena”