AlbanianSport.com 07.08.2015 07:05
ASNN – Kampionati Botëror i Notit, i cili është duke u zhvilluar në Kazan të Rusisë, është në ditët e tij të fundit.
Përfaqësuesja e Shqipërisë dje në garat e notit ka qenë Nikol Merizaj, e cila ka marrë pjesë në 100 metra stil i lirë.
Ajo ka dhënë kohën 1minutë 2 sekonda e 19 të qindtat, ndërsa është renditur e 80-ta mes 93 pjesëmarrësve.
Në këto kushte, noti shqiptar në Botërorin e Kazanit ka bërë aq sa ka pasur mundësi dhe kapacitetet.