AlbanianSport.com 06.08.2015 17:05
ASNN – Notarja nga Kosova, Rita Zeqiri, e ka përfunduar duke u renditur e 46-ta nga 52 pjesëmarrëse garën e saj kualifikuese në 50 metra shpinë në Botërorin e Notit “Kazan 2015”.
Zeqiri e mbylli me kohën 33 sekonda e 65 të qindtat, dhe ishte 5 sekonda e 99 të qindtat më e ngadalshme se kinezja Juan-hui Fu, e cila regjistroi kohën më të mirë në këtë disiplinë.
Ndërkohë, në 100 metra stil të lirë, Meriton Veliu e përfundoi i 109-i nga 115 pjesëmarrës që e përfunduan garën, duke përshkuar këtë distancë për 1 minutë e 41 të qindtat.
Asnjëri nga këta dy sportistë nuk kanë arritur që të futen midis notarëve që janë kualifikuar për gjysmëfinalet e disiplinave të tyre në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në kryeqytetin e republikës gjysmëautonome të Tataristanit.