AlbanianSport.com 05.08.2015 20:45
ASNN – Pas zyrtarizimit të mesfushori të Juventusit, Pepe, Kievo Verona i ka përqendruar të gjitha bateritë te Migjen Basha.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili aktualisht është pa një kontratë pas përfundimit të bashkëpunimit me Torinon, është shumë pranë skuadrën veroneze.
Por palët nuk kanë gjetur ende një gjuhë të përbashkët për zyrtarizimin, ndaj gjithçka është pezull.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja e mirënjohur sportive italiane, “La Gazzetta Dello Sport”.
Sipas saj, fakti që Migjen Basha është një lojtar i lirë, e lehtëson situatën duke e afruar 28-vjeçarin me skuadrën e Rolando Maranit, i cili ka shprehur dëshirën që ta ketë në dispozicion.