AlbanianSport.com 05.08.2015 19:50
ASNN – Gazeta polake “Ekstraklasa” nuk është aspak e kënaqur me vendimin e UEFA-s dhe revoltimin e saj e ka shprehur në një lajm menjëherë pas vendimit të Komisionit Disiplinor të organizmit që qeveris futbollin kontinental, i cili e dënoi ekipin verilindor me humbje në tavolinë, gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë.
Gazeta polake priste përjashtimin e Kukësit nga Liga e Evropës. “Tejzgjatja e vendimit ishte për arsye të shkeljeve të shumta të Kukësit, – shkruante ““Ekstraklasa”. – Kukësi mund dhe duhej të përjashtohej por nuk ndodhi. Megjithatë dënimet e dhëna janë një shenjë e qartë paralajmëruese që barbarizma të tilla në stadiume nuk tolerohen nga UEFA.”
Më tej, përmendet dhe arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes. “Lista e shkeljeve të Kukësit është e gjatë dhe shumë e dënueshme, – shkruan gazeta polake “Ekstraklasa”. – Ndeshja u ndërpre në 52, pasi lojtari ynë Ondrej Duda u shemb në tokë tragjikisht, pasi u godit nga një gur në kokë.”