AlbanianSport.com 05.08.2015 18:55
ASNN – Kampionati Ballkanik i Volejbollit për Të Rinj, që u mbajt në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ka ulur sot siparin, duke kurorëzuar përfaqësuesen vendase si kampione të Gadishullit, pasi mundi Serbinë në një finale dramatike në 3 sete (30-28, 25-23, 25-20).
Vendin e tretë e mori Rumania, që mundi Greqinë po në 3 sete, (18-25, 21-25, 20-25), ndërsa Shqipëria korri fitoren e dytë në 5 takime, duke mundur Maqedoninë 3-0 dhe duke marrë vendin e 6-të në renditje. Diçka më pak se 48 orë pasi i pati mundur fqinjët lindorë në 5 sete, Kombëtarja e përsëriti këtë triumf, madje më bindshëm.
Skuadra e drejtuar nga trajnerët Arben Sako dhe Dritan Bardhi, ka treguar nerv dhe grintë në lojën e saj, duke luftuar pikë për pikë për ta fituar setin e parë 25-23, ndërsa e njëjta tabllo identike ka qenë edhe në setin e dytë, të cilin të rinjtë kuqezi e fitojnë me të njëjtat shifra dhe shkojnë më të qetë në setin e 3-të.
Kjo qetësi dhe siguri në vetvete reflektohet edhe në setin e tretë, ku Shqipëria fiton më lehtësisht, 25-16, duke e marrë gjithë takimin me rezultatin 3-0. Në përfundim të këtij Kampionati Ballkanik, renditja përfundimtare ishte Turqi, Serbi, Rumani, Greqi, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Kampionati Ballkanik
i Volejbollit – Të Rinj
(Ankara 2015)
Grupi A
Të shtunën:
Shqipëri – Turqi 0-3
(16-25, 18-25, 22-25)
Greqi – Maqedoni 3-1
(25-17, 25-15, 22-25, 25-18)
Të dielën:
Turqi – Maqedoni 3-1
(25-12, 25-12, 22-25, 25-14)
Shqipëri – Greqi 0-3
(21-25, 23-25, 16-25)
Të hënën:
Maqedoni – Shqipëri 2-3
(25-19, 19-25, 25-19, 22-25, 10-15)
Turqi – Greqi 3-0
(25-15, 25-9, 25-22)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Turqia 3 3 0 9-1 9
- Greqia 3 2 1 6-4 6
- Shqipëria 3 1 2 3-8 2
- Maqedonia 3 0 3 4-9 1
Grupi B
Të shtunën:
Serbi – Rumani 3-2
(21-25, 22-25, 27-25, 25-12, 15-13)
Të dielën:
Serbia – Bosnjë-Hercegovinë 3-0
(25-10, 25-15, 25-14)
Të hënën:
Bosnjë-Hercegovinë – Rumani 2-3
(25-22, 25-13, 16-25, 23-25, 9-15)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Serbia 2 2 0 5-2 5
- Rumania 2 1 1 5-5 3
- Bosnjë-Hercegovina 2 0 2 2-5 1
Për vendet 5 & 6:
Të martën:
Shqipëri – Bosnjë-Hercegovinë 0-3
(19-25, 20-25, 18-25)
Gjysmëfinalet:
Të martën:
Greqi – Serbi 0-3
(22-25, 11-25, 12-25)
Turqi – Rumania 3-0
(25-21, 25-20, 25-17)
Për vendet 6 & 7:
Të mërkurën:
Shqipëri – Maqedoni 3-0
(25-23, 25-23, 25-16)
Për vendet 3 & 4:
Të mërkurën:
Greqi – Rumani 0-3
(18-25, 21-25, 20-25)
Finalja
Të mërkurën:
Turqi – Serbi 3-0
(30-28, 25-23, 25-20)