AlbanianSport.com 05.08.2015 12:30
ASNN – Kampionia e Shqipëria, Skënderbeu, do të kërkojë sonte të shkruajë historinë, duke u bërë e para skuadër shqiptare që arrin në fazën e “play-off”-it të Ligës së Kampioneve. Korçarët e kanë fituar ndeshjen e parë në Moldavi me dy gola të Salihit, dhe janë favoritë për t’u kualifikuar për më tej. Takimi Skënderbeu-Milsami luhet sonte në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:45.
Skënderbeu përballet sot me Milsamin në ndeshjen e kthimit të turit të 3-të eliminator të Ligës së Kampioneve dhe trajneri kryeqytetasi i korçarëve, Mirel Josa, nuk lejon të ndikohet nga fakti se ai dhe skuadra janë në prag të shkrimit të një kapitulli suksesi në historinë e futbollit shqiptar. Nga ana tjetër, homologu i tij moldav, trajneri i Milsamit, Juri Osipenko, nuk pranoi të dorëzohej.
Ai pohoi se “Skënderbeu tregoi edhe në fushën të huaj se është një skuadër e konsoliduar”. “E dimë që është e vështirë, por ne do të përpiqemi të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë, – tha ai, duke shtuar: “Kemi parë edhe më përpara, që në ndeshjet e kthimit janë përmbysur rezultatet.” Takimi Skënderbeu-Milsami luhet sonte në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:45.