AlbanianSport.com 04.08.2015 17:35
ASNN – Sulmuesi shqiptar, Armando Vajushi, pritet që të largohet nga skuadra e Kievos, pasi, mesa duket, nuk është më në planet e trajnerit Maran për sezonin e ri. Shkodrani 23-vjeçar nuk është aktivizuar as në miqësoren e fundit në Gjermani, ku Kievo ka humbur me rezultatin 1-3, edhe pse ka luajtur mirë.
Pas dy sezonesh të shkëlqyer me Liteksin në Bullgari, çka i siguroi edhe një vend në Kombëtaren kuqezi, në merkaton e dimrit, Vajushi u transferua dhe u bashkua me verdheblutë e Kievos në Serinë A. Kjo lëvizje u konsiderua si pozitive për karrierën e shkodranit.
Por sezoni përfundoi dhe ai vetëm sa ishte pjesë e veronezëve, pa e provuar për asnjë çast fanelën me numrin 11 në fushën e lojës. Thuhet se për shkodranin Armando Vajushi ka disa pista të huaja, sidomos italiane, ashtu siç duket e sigurt, që ai të mos jenë më pjesë e veronezëve të Kievos në sezonin e ri të Serisë A.