AlbanianSport.com 01.08.2015 23:30
ASNN – Duket si një histori “hirusheje”, por po rezulton një bast i guximshëm, por i fituar futbolli. Me Becalin në tribunë dhe me Bakallin në fushë. Ky është vizioni i Steauasë së Bukuresht për të ardhmen. Pikërisht kështu e përshkruajnë mediat rumune talentin me origjinë shqiptare, Franc Bakalli, që po lë mbresa tek tifozët e ekipit të njohur rumun.
Djaloshi 18-vjeçar, i cili ka vajtur me një bursë studimi në Bukuresht, fitoi me meritë një vend te skuadra e të rinjve të ekipit kryeqytetas, por loja e mirë, e promovoi në formacionin A. Franc Bakalli u spikat nga trajnerët në “Talent Cup”, ndërsa trajneri Radoi e provoi tek ekipi i parë me sukses.
Para ndeshjes së turit të tretë të Ligës së Kampioneve mes Steauasë dhe Partizanit të Beogradit, tranjeri italian i ekipit rumun, Masimo Petraçini, u pyet nga gazetarët edhe per talentin shqiptar. “Bakalli është një lojtar i kombëtares shqiptare të Nën-19-vjeçarëve”, – tha ai.
“Për të më kanë folur shumë mirë miqtë e mi italianë që punojnë në Kombëtaren shqiptare, – vijoi më tej trajneri i Steauasë së Bukureshtit. – Ai ka disa cilësi të rralla që nuk gjenden tek futbollistët që kemi vëzhguar.” Mbetet për t’u parë sesi do të ecë karriera e këtij lojtari ku shqiptare Sulejman Demollari mbetet një legjendë.