AlbanianSport.com 01.08.2015 14:20
ASNN – Klubi i Skënderbeut kërkon ta kthejë në festë ndeshjen e kthimit me Milsamin në “Elbasan Arena”, që do të zhvillohet më 5 gusht në orën 20:45 dhe drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë i ftojnë të gjithë tifozët korçarë të jenë të pranishëm në impiantin e kombëtares, ku formacioni i Mirel Josës kërkon të shkruajë historinë duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve apo Ligës së Evropës.
Por çmimet e biletave nuk do të jenë edhe aq të lira në fakt. Sikundër është bërë e ditur, në tribunën kryesore, çmimet variojnë nga 2,000 lekë deri ne 4,000 lekë, ndërsa tribuna “VIP” ka çmim 6,000 lekë. Tribunat pas porte do të kushtojnë 200 lekë, ndërsa tribunat F, E dhe D ku do të qëndrojnë “Ujqërit e Dëborës”, do të kushtojnë 500 lekë. Transporti
do të jetë falas nga Korça drejt Elbasanit dhe anasjellas.