AlbanianSport.com 01.08.2015 11:35
ASNN – Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës po bëjnë një paraqitje të mirë në futbollin gjerman. Kështu, mbrojtësi me prejardhje nga Kosova, Leart Paçarada, ka shkëlqyer në javën e parë të Bundesligës 2.
Learti ndihmoi skuadrën e tij Sand’hausen të fitojë 3-1 në takimin e javës së parë, duke dhënë pasimin e golit të tretë. Ai është votuar si lojtari më i mirë i javës nga “liga2-online.de”, duke dalë para Majkëll Rensing.
Në Bundesligën e dytë gjermane luan këtë sezon edhe mesfushori i Kombëtares kuqezi, Amir Abrashi, i cili bëri një nisje të shkëlqyer me Frajburgun në ndeshjen e javës së parë.