AlbanianSport.com 07.10.2014 17:05
ASNN – Pas suksesit të arritur të dielën ndaj Tepelenës, Orikumi i Albert Haxhirajt ka nisur të mendojë për ndeshjen e radhës në kampionat, të cilën pas dy javësh do ta luajë në fushë të huaj.
Në një deklaratë të dhënë për gazetat sportive, mesfushori Paulin Bërdo do të deklaronte: “Fitorja në shtëpi me Tepelenën ka qenë mëse e merituar, pasi e kemi dominuar plotësisht takimin dhe bindëm si me lojë, ashtu edhe me rezultat.”
“Natyrisht që kjo fitore tashmë i përket së shkuarës, – ka vijuar ai. – E them këtë sepse ne na duhet vetëm të punojmë me seriozitet gjatë gjithë javës për të arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen e ardhshme, që do ta luajmë në fushë të huaj.”
“Shpresoj që të gjithë së bashku t’ia arrijmë qëllimit dhe ta ngjisim Orikumin në Kategorinë e Parë”, – ka përfunduar mesfushori i Himarës, Paulin Bërdo.