AlbanianSport.com 31.07.2015 12:35
ASNN – Në ndeshjen që Shturm i Gracit zhvilloi mbrëmë ndaj Rubinit të Kazanit rus, me austriakët luajti nga minuta e parë edhe talenti shqiptar Donis Avdijaj, i cili është i marrë hua nga Shalke 04-ra.
Në minutën e 67-të ai ndëshkohet me karton të verdhë, por replikon ashpër me gjyqtarin, aq sa e detyron këtë të fundit ta nxjerrë nga loja me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me dhjetë vetë.
Para se Avdijaj të dilte nga fusha Shturmi i Gracit po e humbte ndeshjen me rezultatin 2-3. Kosovari bëri përpjekje të mëdha në mesfushë për të qenë superior, por rusët kishin shumë cilësi dhe e dominuan ndeshjen.
Dalja me karton të kuq vetëm sa e vështirësoi objektivin e Shturmit për të vijuar më tej në Ligën e Evropës.