AlbanianSport.com 31.07.2015 11:40
ASNN – Menjëherë pas ndërprejrjes së ndeshjes, trajneri i Kukësit ka folur për mediat e pranishme në lidhje me vendimin e marrë në takimin mes skuadrës së tij dhe Legias së Varshavës. Trajneri i verilindorëve, Marselo Troisi deklaroi se lojtari i polak nuk është goditur nga tifozët e Kukësit. “Unë e kam ndjekur sfidën me vëmendje, edhe momentin kur lojtari Duda u godit”, – tha ai
“Me aq sa kam parë unë, ai nuk u godit nga tifozët e Kukësit, – vijoi trajneri brazilian i verilindorëve. – Por për momentin po presimin vendimin e UEFA-s”. Pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kukësit dhe Legias, trajneri brazilian i ekipit skuadrës shqiptare është shprehur se ndërprerja e takimit ka ardhur në momentin më të mirë për ekipin e tij. Teksa shton se Kukësi mund ta kthente rezultatin 1-2, të fiksuar në ato minuta.
“Jemi shumë të mërzitur për këtë që ndodhi sepse po luanim mirë me një kundërshtar të fortë, – është shprehur Marselo Troisi. – Unë mendoj se ashtu si po luanim kishim mundësi të barazonim dhe më pas ta kthenim rezultatin në favorin tonë.” Sa i përket ngjarjes së ndodhur në minutën e 52-të të ndeshjes, Trosi shprehet se lojtari polak nuk është goditur nga tifozët e Kukësit.
“Mund të them që polakët i kanë provokuar që në rrugë tifozët e Kukësit. Me këtë nuk dua të justifikoi askënd, por mund të them se nuk ishte ndonjë tifoz i Kukësit që ka goditur. Tani duhet të presim vendimin e UEFA-s”, përfundoi , trajner i Kukësit, Marselo Troisi.