Mediat polake: Skandal në Tiranë! Gurë kundër Dudës & Legias

Share Button

Kukesi-Legia-gazeta-polake

AlbanianSport.com 30.07.2015 23:25

ASNN – Ndeshja mes Kukësit dhe Legias së Varshavës, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Evropës, u ndërpre përfundimisht në minutën e 7-të të pjesës së dytë, në kohën kur rezultati i takimit ishte 1-2 për polakët, për shkak se një lojtar i ekipit kundërshtar është goditur me mjete të forta nga tifozët e pranishëm në tribuna.

Ngjarja në këtë ndeshje është pasqyruar menjëherë në mediat polake, të cilat e kanë cilësuar si skandaloze atë që ndodhi në “Qemal Stafa”. “Skandal në Tiranë! Ndeshja ndërpritet pas sulmit me gurë ndaj Duda-s”. Është ky titulli i faqes sportive polake, “Sportowefakty.pl”. Ndërsa në shkrim thuhet se Duda u godit me gurë nga tifozët e Kukësit dhe më pas ka dalë nga fusha e lojës me barelë për shkak të goditjes së marrë.

Mjekët i qepën plagën e shkaktuar nga guri dhe më pas e fashuan lojtarin, i cili ishte i gatshëm për të vazhduar, shkruan me tej kjo faqe në Internet, por ka qenë asistenti i kryesorit, Stefan Klossner, i cili i ka dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes, ku më pas u vendos që ndeshja të mos luhej më tej.

Po ashtu edhe “Sport.se.pl”, shkruan se ndeshja është ndërprerë nga “sjellja skandaloze e tifozëve të skuadrës shqiptare”. Për ta tashmë është e sigurt fitorja në tavolinë e Legias 0-3, madje shtojnë se Kukësi me shumë mundësi do të përjashtohet dhe nuk do ta luajë as ndeshjen e kthimit në Poloni.

Në këtë faqe sportive polake në Internet i është kushtuar rëndësi edhe banderolave në stadium. “Fundi i ndeshjes do të jetë fundi i jetës suaj. Unë nuk jam sllav, unë jam shqiptar”, – është njëri nga mbishkrimet në banderola, të cituara në këtë media. “Sport.se.pl” shkon edhe më tej, kur shkruan se lojtarët e Legias janë ndjerë si në ferr në “Qemal Stafa” nga atmosfera e krijuar nga tifozët vendas.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh