Gjergj Vyshka 07.10.2014 15:25
Dinamo, ndryshe nga çdo javë tjetër, e ka nisur ditën e parë të stërvitjes në kalçetot e pishinave. Ka ndodhur kështu, sepse fusha me bar artificial e ish-kompleksit Dinamo ka qenë e bllokuar nga një tjetër aktivitet sportiv.
Kështu nën drejtimin e mjeshtërit të futbollit dinamovit, Sulejman Demollari, i cili në Federatën Shqiptare të Futbollit ka detyrën e zbulimit të talenteve të reja, ka nisur kampionati i shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit.
Për rrjedhojë, blutë kanë bërë stërvitje në fushat e kalçetos, ndërsa pritet që kjo javë, por dhe tjetra në vazhdim të jetë një përgatitje intensive për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Sopotit në fushë të huaj.
Dinamo ka shumë gjëra për t’u rregulluar për t’u kthyer në nivelin e saj të lojës dhe njëkohësisht dhe tek rezultatet pozitive. Por ende nuk dihet se sa kohë do të vazhdojë në fushat e kalçetos të pishinave.